Google search engine
Home Aktualitet “Është manjak i sigurisë, nuk ka foto as në media”/ Artan Hoxha...

“Është manjak i sigurisë, nuk ka foto as në media”/ Artan Hoxha zbulon informacionet SEKRETE, flet për aksionin e policisë tek personazhi shumë i njohur i botës së krimit: Gjithë natën e mbajtën shtëpinë e tij në rrethim por…

0
259

Gazetari Artan Hoxha komentoi vrasjen e Endri Mustafës që tronditi dje Shkodrën, pasi 32-vjeçari u rrëmbye dhe u torturua më pas u ekzekutua duke u hedhur në zonën e Livadheve.

Ai tha se pas ekzekutimit, Policia e Shkodrës ka ushtruar operacion të zgjeruar në Kiras dhe kanë bastisur një numër banesash që shumë rrallë ka guxuar që të shkojë atje.

“Policia e Shkodrës ka ushtruar gjatë natës një operacion të zgjeruar në Kiras dhe kanë bastisur një numër banesash që shumë rrallë ka guxuar (policia) që të shkojë atje. Banesa që e kanë murin nga 4 metra dhe kanë kamera jo vetëm te shtëpia, por që ku fillon rruga. Një nga banesat nuk është hapur, kanë hyrë në oborr dhe nuk kanë mundur të hyjnë pasi i zoti nuk e hapte derën dhe aty kanë hyrë sot kur ka zbardhur.

Është një personazh shumë i njohur në Shkodër, nuk ka foto në media, është një personazh i cili është manjak i sigurisë, nuk bën kollaj gabime dhe është shumë e vështirë ta implikosh përfshirjen e tij. Gjithë natës është mbajtur shtëpia në rrethim deri në mëngjes, madje është kontrolluar edhe banesa e Fatbardh Licit që është ekzekutuar në gushtin e 2018.

Autoritetet janë mundur ta mbajnë sekret”, tha Hoxha në “Log”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here