Google search engine
Home Politike Emërimi dhe shkarkimi i ministrave/ Ja kur mbahet seanca e përballjes Rama-Meta

Emërimi dhe shkarkimi i ministrave/ Ja kur mbahet seanca e përballjes Rama-Meta

0
234

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka kërkuar një seancë plenare me Presidentin Meta.

Kreu i qeverisë kërkon që për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi si pasojë e Covid-19, seanca të zhvillohet ditën e nesërme, në orën 10:00, pa praninë e publikut.

Objekti i kësaj seance plenare është zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit. Interpretimi kushtetues i nenit 98, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku thuhet: Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here