Google search engine
Home Rajoni Kosova E vranë teksa pinte kafe në lokal, mësohet kush është viktima dhe...

E vranë teksa pinte kafe në lokal, mësohet kush është viktima dhe arsyeja që e çoi drejt vdekjes

0
272

40-vjeçari, i cili u vra mesditën e sotme është identifikuar me emrin, Beqir Kastrati.

Ai mbeti i vrarë në rrugën “Gjin Gazulli” në Pejë, teksa Kastrati po pinte kafe në një lokal.

Xhavdet Januzi me profesion mësues është afruar në lokalin ku ishte ulur Kastrati dhe e ka qëlluar atë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën.

Për sa u përket shkaqeve të vrasjes, mësohet se autori dhe viktima kishin konflikte prej kohësh. Kastrati kishte debatuar edhe më herët me Januzin, pasi e akuzonte atë se i ngacmonte të bijën. Sot paradite të dy ishin takuar për tu sqaruar, por siç duket debate nuk ka përfunduar pozitivisht.

Pas debatit verbal, Januzi ka shkuar në shtëpi ka marrë armën dhe është kthyer në lokal duke e qëlluar Kastratin dhe duke e lënë të vdekur. Për momentin Januzi është shpallur në kërkim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here