Google search engine
Home Politike “E ndoqët, çfarë tha një nga deputetët e rëndësishëm të PD për...

“E ndoqët, çfarë tha një nga deputetët e rëndësishëm të PD për bashkëpunimin me Ramën?”/ Ristani plas ‘bombën’ në mes të emisionit, befasohet Fevziu: E kanë mendjen tek paratë

0
220

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i cili është shndërruar në një ndër zërat kritikë ndaj Lulzim Bashës, bëri një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’. Ristani ka akuzuar kolegët e tij demokratë se mendojnë vetëm për të ardhurat e tyre, duke cituar deklaratën e njërit prej tyre, por pa e përmendur me emër.

PJESË NGA BISEDA NË STUDIO:

Arben Ristani: E ndoqët? Një nga deputetët e rëndësishëm të Partisë Demokratike, i pyetur në një nga emisionet shumë të nderuar, i pyetur se ç’kishte për të thënë për kërkesën e kryeministrit Rama për bashkëpunim, tha se Rama nuk e kishte seriozisht atë sepse po ta kishte, nuk do ta merrte Portin e Durrësit për vete.

Blendi Fevziu: Pra do e ndante

Arben Ristani: Janë deputetë të rëndësishëm mo vëlla

Blendi Fevziu: E ka pasur në kontestin që për çdo gjë të madhe duhen pyetur

Arben Ristani: Jo more, e kanë mendjen tek paratë, pse i shkon mendja direkt tek Porti i Durrësit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here