Google search engine
Home Politike Drejtesi Byroja Kombëtare e Hetimit drejt kompletimit, pas përzgjedhjes së 28 hetuesve, nis...

Byroja Kombëtare e Hetimit drejt kompletimit, pas përzgjedhjes së 28 hetuesve, nis rekrutimi i specialistëve

0
299

Byroja Kombëtare e Hetimit duket se po shkon drejt kompletimit. Pas marrjes së detyrës nga 28 hetuesit e parë, dje kanë nisur procedurat për stafet tjera mbështetëse. BKH ka hapur procedurat për 1 specialist arkiv protokolli, për 1 specialist burimesh njerëzore dhe 3 specialistë finance. Pak ditë më parë u publikuan në Fletoren Zyrtare edhe ndryshimet në ligjin për organet e luftës antikorrupsion, ku u përcaktua niveli i pagave për BKH. Ndërkohë hetuesit tani do të nisin një proces trajnimi me asistencën e ndërkombëtarëve. Ka qenë Departamenti i Drejtësisë, ai i cili përmes një njoftimi ka bërë të ditur se 28 hetuesit e rinj për 16 javë do të trajnohen nga FBI dhe ekspertë të tjerë amerikanë. “Byroja e Hetimit e ngritur sipas modelit të FBI, pritet të bëhet një njësi elitare që punon pranë Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), me në fokus krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ky organ do të jetë një element kyç për çuarjen përpara të reformës në drejtësi në Shqipëri, si një kusht i Bashkimit Europian në rrugën e integrimit”, thuhet në reagimin e Departamentit të Drejtësisë. Më tej jepen detaje nga procesi 16 mujor i trajnimit, ku një muaj do të jenë agjentët e FBI ata të cilët do ju mësojnë hetuesve teknikat e hetimit. “ICITAP projektoi dhe mbështeti direkt procesin e përzgjedhjes së hetuesve dhe do të drejtojë trajnimin 16-javor të tyre. Ky trajnim do të përfshijë, një trajnim 4-javor të siguruar nga FBI bashkë me Divizionin Ndërkombëtar të Operacioneve të FBI-së dhe Divizionin e Trajnimit / Quantico. Përafërsisht 600 aplikantë për hetues ju nënshtruan një procesi rigoroz përzgjedhjeje, të përbërë nga teste të aftësisë fizike, provime me gojë dhe me shkrim, verifikime të pasurive dhe kontrolle të integritetit, duke përfshirë poligrafinë. Në fund vetëm 28 u përzgjodhën nga një komision me prokurorë dhe gjykatës, për të vijuar më tej me trajnimin. Në Shqipëri, ICITAP punon me mbështetjen dhe në koordinim me Byronë e Departamentit të Shtetit për Narkotikët Ndërkombëtare dhe Çështjet e Zbatimit të Ligjit”, thuhet më tej.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here