Google search engine
Home Politike Drejtesi Artur Metani paralajmëron ‘tërmet’: Miti i të ‘paprekshmëve’ thyhet

Artur Metani paralajmëron ‘tërmet’: Miti i të ‘paprekshmëve’ thyhet

0
272

Inspektori i lartë të Drejtësisë, Artur Metani teksa po fliste sot në emisionin ‘Brekaing’ për punën e institucionit që ai drejton, paralajmëroi se tashmë në sistemin e drejtësisë nuk ka më të paprekshëm.

Metani deklaroi se janë verifikuar një sërë ankesash nga qytetarët e më pas  kërkesat i paraqiten KLP dhe KLGJ.

“Miti i të “paprekshmëve” thyhet, askush nuk është imun në këtë sistem. SPAK dhe institucionet e reja të drejtësisë e rëndësishme të funksionojnë. E rëndësishme është që institucionet e drejtësisë tu tregojnë qytetarëve punën e pavarur. 300 ankesa në ILD të gjitha kanë nisur të trajtohen. Kushtetuta dhe ligji nuk i lë gjyqtarët dhe prokurorët të jenë të varur nga politika. Inspektori i Lartë i Drejtësisë është për të ndihmuar sistemin në studimet e fenomenit në lidhje me problemet me ligjin. Vendosja e standardeve është zgjidhja afat gjatë e të gjithave problemeve në drejtësinë”, u shpreh Metani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here