Google search engine
Home Aktualitet Arrest me burg për ish-inspektorin, pezullohen edhe dy ish-elektricistë. Policia zbardh detajet

Arrest me burg për ish-inspektorin, pezullohen edhe dy ish-elektricistë. Policia zbardh detajet

0
220

Policia e Shkodrës ka arrestuar një ish-inspektor të një kompanie private, ndërsa janë pezulluar nga detyra dy elektricistë të OSHEE në Lezhë, pasi akuzohen se përmes falsifikimit të faturave nuk kanë dokumentuar vjedhjet e energjisë elektrike.

Me një njoftim për mediat Policia bën me dije se hetimet kanë zgjatur 6 muaj, ku u evidentua se këta persona gjatë ushtrimit të detyrës së tyre kanë falsifikuar formularët e raportit të verifikimeve të matësve elektrik në subjekte të ndryshme private ku kanë kryer inspektime, duke mos evidentuar vjedhjen e energjisë elektrike nga këto subjekte.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve “.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here