Qyteti i Shkodrës është tronditur nga ekzekutimi i 32-vjeçarit Endri Mustafës. Mësohet se ai është qëlluar të paktën me 7 plumba, 1 plumb e ka marrë në gojë, 3 të tjerë në kokë dhe 3 plumba në gjoks.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pistoletë që dyshohet se është arma me të cilën është kryer vrasja si dhe 8 gëzhoja.
Viktima është gjetur sot rreth orës 09:00 në bregun e liqenit, në livadhe, në lagjen Guerile, i vrarë me armë zjarri. Policia njofton se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes në fjalë.
Ai është dënuar më parë për plagosje, ndërsa në vitin 2016 u arrestua pasi akuzohej se në bashkëpunim me disa të tjerë kanë grabitur një person duke i marrë sendet personale dhe paratë.








































