Google search engine

    Tronditet Shkodra/ Gjendet një person i ekzekutuar me armë zjarri

    0
    243

    Qyteti i Shkodrës është tronditur sot nga një vrasje me armë. Shtetasi Endri Mustafa, 32-vjeç i denoncuar prej 3 ditësh nga familjarët si i zhdukur është gjetur i vrarë me armë zjarri.

    Ai është një person me precendentë të mëparshëm penalë.

    Mustafa ka qenë i arrestuar së bashku me vëllezërit e njohur Bilali, Astrit dhe Brahim Bilalin, si dhe Ardit dhe Bekim Torishtën në vitin 2016. pasi atyre iu janë gjetur armë e municione luftarake.

    Sipas policisë, gjatë kontrollit atëherë u sekuestruan 6 automjete të ndryshme, 2 antiplumba, 305 copë fishekë model 56, 5 krehëra armë zjarri automatikë, 2 krehëra pistoletë  TT, 5 skafandra motori, 4 maska dhe 4 kapuçë me ngjyrë të zezë, 7 copë fishekë model 54, 3 gëzhoja model 54, rroba me mbetje si gjaku dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme.

    Gjithashtu ai është arrestuat në vitin 2020 për dhënie fajdesh dhe për plagosje.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here