Disa çaste më parë është kapur një sasi rekord kokaine në Kosovë. Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për rreth 2.2 tonë kokainë, e cila dyshohet se ka mbërritur nga vendet e Amerikes latine drejt Shqipërise.
Ndër të tjera, thuhet se konteineri me banane ka hyrë në portin e Durrësit ku ka pasur edhe sasinë e konsiderueshme te drogës.
Sasia e sekuestruar e kokainës kap vlerën e 6 miliard eurove.
SPAK ishte sinjalizuar për ngarkesën e dyshimtë, që do të vinte nga Italia, dhe kishte mbajtur në vëzhgim kamionin prej 10 ditësh.
Autoritetet shqiptare do të ndërhynin vetëm nëse do të kishte tentativa për të marrë ngarkesën brenda territorit të Shqipërisë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi mjeti ka vijuar rrugën drejt Kosovë, ku dhe mësohet të ketë pas destinacionin.






































