Google search engine
Home Sport Pipero jep lajmin fantastik dhe ka një apel për Komitetin Teknik: Asnjë...

Pipero jep lajmin fantastik dhe ka një apel për Komitetin Teknik: Asnjë pacient i intubuar në spitalin Covid 1, të rishikohen masat

0
264

Ditën e sotme mjeku i njohur, Pëllumb Pipero bën me dije se është ulur numri i të shtruarve në spitalin Covid 1, krahasuar me muajt e mëparshëm, ku po marrin trajtim 33 pacientë.

Ai u shpreh për “Klan News” se në këtë spital fatmirësisht nuk ka asnjë pacient të intubuar, ndërsa apeloi për lirimin e masave kufizuese.

“Situata është mjaft e qetë, incidenca ditore e rasteve të reja të infektuara është mjaft i ulët, numri është i ulët, numri i të shëruarve është mjaft i madh. Raporti është të infektuar dhe të shëruar 1 me 20 ose me 30. Numri i të shtruarve në spital, prej ditësh neve kemi 1 ose asnjë rast në ditë. Në Covid 1 kemi të shtruar rreth 33 pacientë, nuk kemi të intubuar.

Jemi në kohën e duhur për të rishikuar masat, Komiteti i Ekspertëve besoj se e ka në konsideratë numrin e rasteve të infektuara në ditë, numrin e rasteve të shëruara, numrin e rasteve që vaksinohen çdo ditë, mundësinë e ekspozimit që është shumë e ulët, që kështu në këtë aspekt mendoj që ka ardhur koha se disa nga masat mbrojtëse duhet të rishikohen”, është shprehur mjeku infeksionist”, u shpreh mjeku Pëllumb Pipero.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here