Google search engine
Home Politike Partia Socialiste do t’i hapë sot dosjet / Ilir Meta bën lëvizjen...

Partia Socialiste do t’i hapë sot dosjet / Ilir Meta bën lëvizjen e radhës

0
377

Partia Socialiste pritet që brenda kësaj jave të mbyllë hetimet për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga detyra. Pas disa mbledhjesh dhe diskutimesh, sot Komisioni Hetimor i ngritur do të hapë dosjet kundër presidentit Meta.

Por Meta mësohet se është nisur në një vizitë zyrtare drejt Sllovenisë, për të marrë pjesë në përvjetorin e 10-të të Takimit të Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit, që do të mbahet në Qendrën e Kongresit të Brdos në Kranj.

Në këtë takim do të jenë të pranishëm edhe Presidentët e vendeve të rajonit.

Kreu i Shtetit do të mbajë një fjalim gjatë këtij Samiti, si dhe do të zhvillojë takime zyrtare dypalëshe me homologët pjesëmarrës në këtë proces.

Megjithatë, ndërsa hapja e dosjeve dhe provave që Partia Socialiste ka kundër kreut të shtetit ka rëndësinë e saj, sytë e mbledhjes së Komisionit Hetimor pritet të jenë nesër, ditë kur është thirrur presidenti Ilir Meta për të dëshmuar. Nesër është 18 maj dhe kreu i Komisionit Hetimor, Alket Hyseni pak ditë më parë bëri me dije se në këtë ditë do të thirret për të dëshmuar para anëtarëve dhe parashtruar variantin e tij, presidenti Meta. Kështu që, nisur për nga vëmendja e madhe që ka prania e Metës në komisionin hetimor, mbetet të shihet nëse kreu i shtetit do ta refuzojë seancën dëgjimore dhe Komisionin Hetimor të ngritur për të apo jo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here