Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi sa herë që shkon në SHBA përflitet se shkon për të bërë ndërhyrje estetike në pamjen e saj. Këtë e vërteton më së miri edhe pamja e saj, e cila ndryshon sa herë vjen nga kontinenti i largët i Amerikës.
Sëfundmi, Kryemadhi ka shkuar sërish në SHBA, ku ka takuar kushërirën e saj, këngëtaren me famë botërore Bebe Rexhën. Lajmin e ka dhënë vet këngëtarja, e cila përmes një postimi në Instastory shkruan se është në Los Angeles me kushërirën e saj të bukur.
“Jam në Los Angeles me kushërirën time të bukur. Po hamë mëngjes”, shprehet Bebe teksa filmon Monikën ndërsa dhurojnë një puthje nga kamera.









































