Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani komentoi sot në emisionin ‘Breaking’ mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Ai u shpreh se Basha nuk mori asnjë përgjegjësi për humbjen dhe se veproi me arrogancë.
“Basha nuk tha asgjë me një fjalor të varfër nuk përcolli asgjë se si do përballohej situata. Kishte një arrogancë dhe donte t’u mbyllte gojën mediave që nuk u lejuan të futen brenda. Kjo tregon problemin themelor të Partisë Demokratike, ishte një maskaradë dhe dëshpëruese që nuk i shkon asaj partie. Fjalimi i Bashës nuk kishte të bënte me përgjegjësit, një faqe e padenjë për Partinë Demokratike”, u shpreh Ristani.
Githashtu Ristani i scili dikur ka mbajtur postin e kreut të KQZ-së u shpreh se nuk është penduar që i ka dhënë fitoren Bashës si kryetar i Bashkisë së Tiranës përballë Ramës.
“Nuk jam penduar që i kam dhënë fitoren Bashës në 2011, kam bërë punën time për tu paraprirë. Fitoren e mori si thotë populli me “brekët nëpër këmbë”. Basha shfaqet si lider perëndimor, por nuk jep dorëheqje që t’i hapë rrugë partisë, kjo nuk është më Partia Demokratike. Basha ka humbur të gjitha, betejat elektorale deri tani presim konfirmimin e OSBE-ODIHR të cilin e kemi zgjedhur si arbitër. Rezultati është njohur nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe BE-ja, beteja e demokratëve do vazhdojë, por vështirë me zotin Basha kryetar”, theksoi Ristani.









































