Google search engine
Home Lifestyle “E ke parë me sy tjetër përveç si kolege?”/ Këngëtari italian befason...

“E ke parë me sy tjetër përveç si kolege?”/ Këngëtari italian befason me deklaratën për Eneida Tarifën: Jam munduar t’a shikoj nga vrima e çelësit…

0
292

Në këtë  edicion të ‘Këngës Magjike’ do të ketë një duet italiano-shqiptar mes këngëtares të njohur Eneda Tarifa dhe këngëtarit Ëalter Ricci.

Ëalter Ricci një kantautor dhe producent i njohur me pasion për “Jazz” dhe piano, ka performuar në shumë skena botërore dhe ka kënduar me Michael Buble e Mario Biondi. Vokalist në “Domenica IN”. Ricci , në 2016 shpallet fitues i festivalit “Neë Ëave” në Rusi.

Arditi: Përse ky miksim shqiptaro-italian?

Eneda: Sepse ishte shumë bukur që mbas herës së parë që kam dalë në skenë të vija me një duet internacional.

Arditi: Fantastike! Tani, Ëalter në çfarë gjuhe do të jetë kënga dhe kush është kumbari i “martesës” tuaj.

Ëalter: Kënga do të jetë gjysmë shqip dhe gjysmë italisht por kemi realizuar dhe një pjesë të vogël në gjuhën e qytetit tim që është Napoli. Jam shumë krenar për këtë gjë. Të them që për këtë bashkëpunim “kumbar” është Joni Peçi.

Për dyshen e mirënjohur kishte dhe pyetje nga publiku.

Për Enedën:

Cila është më e ashpër, bota e muzikës apo ajo e televizionit?

Eneda: Sigurisht bota e televizionit, ajo e artit është e bukur por ka vend për të gjithë, kurse televizioni ka edhe gjëra të tjera, të themi prapaskena të egra.

Për Ëalter:

Eneda Tarifa është një ndër mamatë më seksi në Shqipëri. Gjatë provave e keni parë ndonjëherë me ndonje sy tjetër përveç se si kolege?

Ëalter: Jam munduar që të shikoj nga “vrima e çelësit”, të spiunoj nga dera…

Eneda: Po bën shaka, jemi miq shumë të mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here