Google search engine
Home Rajoni Kosova “E kamufluar si pakot e mishit”/Sekuestrimi i kokainës në Lipjan, reagon drejtori...

“E kamufluar si pakot e mishit”/Sekuestrimi i kokainës në Lipjan, reagon drejtori i Policisë së Kosovës: Ja sa persona janë arrestuar

0
239

Deri më tani Policia e Kosovës, ka arritur të arrestojë 7 persona pasi akuzohen se janë përfshirë në trafikimin e 400 kg kokainë të sekuestruar sot në Lipjan.

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, i cili paralajmëroi se hetimet vijojnë dhe se do të ketë dhe arrestime të tjera.

 “Policia dhe Prokuroria kanë formuar në grup të përbashkët për hetimin e këtij rasti. Institucionet e tri shteteve kanë bashkëpunuar në kohë reale, pati komunikim të rregullt Ngarkesa është ndalur në parkingun e një depoje mirëpo gjatë tërë kohës u mbikëqyr nga Policia. Sot rreth orës 11 të dyshuarit kanë filluar aktivitetin kriminal. Policia ka ndërhyrë. Kanë arritur të  arrestojnë të dyshuarit dhe rreth  400 kg narkotikë të llojit kokainë. Janë bastisur edhe lokacione të tjera. Besohet se kamioni ka ardhur nga Brazili duke kaluar nga disa shtete përmes Kosovës. Kokaina ishte e fshehur në pako të llojeve të ndryshme të mishit.  Janë arrestuar 7 persona shtetas të Kosovës, janë konfiskuar rreth 400 narkotikë, një armë dhe lloje të ndryshme të veturave. Operacioni po vazhdon, mund të ketë edhe arrestime të tjera”, deklaroi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here