Google search engine
Home Politike “Ai është i preferuari i amerikanëve! Hiqet si parimor, por nuk është”/...

“Ai është i preferuari i amerikanëve! Hiqet si parimor, por nuk është”/ Alfred Cako zbulon arsyen e vërtetë pse Pandeli Majko u la pa mandat në zgjedhjet e 25 prillit: Edi Rama e dinte këtë dhe…

0
252

Konspiracionisti Alfred Cako i ftuar pasditen e djeshme në emisionin ‘E Diell’, komentoi ministrat e qeverisë Rama. Ndër të tjera Cako u pyet nga moderatori Edi Manushi edhe për fatin e ministrit Pandeli Majko, i cili nuk arriti ta fitonte dot mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Cakos, kjo ishte një strategji e kryeministrit Rama për ta spostuar Pandeli Majkon.

“Pandeli Majkoja ka qenë i preferuari i amerikanëve, është një njeri që hiqet sikur është parimor, por në fakt nuk është parimor e as naiv. Është shumë i sofistikuar. Ai është përpjekur si zvarranik duke treguar ndonjëherë dhëmbët po duke menduar se do t’i vinte ndonjëherë radha pas dështimit të Ramës. Por Edi Rama duke e ditur këtë avash avash e largoi si figurë nga PD-ja”, tha Cako.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here