Vrasja e biznesmenit të njohur në Vlorë, policia blindon gjatë natës qytetin, zbardhet çfarë ka ndodhur

0
241

Një ngjarje e rëndë tronditi Vlorën disa ditë më parë, ku në mes të ditës dhe të qytetit u ekzekutua biznesmeni i njohur Bledar Birçaj. Në lidhje me këtë ngjarje që akoma ka mbetur pa autor, policia është angazhuar për kontrolle në terren.

Policia gjatë natës ka ngritur pika kontrolli në disa pika të qytetit bregdetar, ndërsa disa persona janë ndaluar.Kontrollet në fjalë janë bërë për ndalimin e personave me precedentë penale, që janë në kërkim.

Pronari i një lokali të njohur në Vlorë, humbi jetën më 10 maj, pasi u qëllua me breshëri teksa lëvizte me makinën e tij në lagjen “Hajro Çakërri”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here