Vlashent Sata të dielën në mbrëmje, me një koncert në Tiranë

0
744

Kantautori i njohur Vlashnet Sata do të jetë të dielën me një koncert në Tiranë. Ministrja e Kulturës Elva Margariti bën me dije se koncerti do të jetë në orën 20:00 të mbrëmjes. “Nga Kalaja e Bashtovës drejt Tiranës! Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, në Ditët e Europës, kantautori Vlashent Sata vjen me një koncert, që nuk duhet humbur! Në sheshin “Skënderbej”, të dielën ora 20:00”, shkruan ministrja Elva Margariti në Facebook. Vlashent Sata (i lindur më 1983 në Tiranë) është një këngëtar, tekstshkrues dhe kompozitor shqiptar. Me aktivitetin e tij muzikor Sata është i njohur në botë. Vlashent Sata, u lind në Tiranë në 1983 në një familje muzikantësh. Ngjitet e këndon në skenë që në moshën pesë vjeçare si solist. I inkurajuar e i drejtuar nga i ati Loro Sata, muzikolog, këngëtar lirik tenor, nis pianon në moshën 6 vjeçare në shkollën 8- vjeçare “Servete Maçi”. Merr pjesë në festivale të ndryshme për fëmijë si këngëtar e më pas në “Zërat e rinj”, ku merr çmime për çdo prezantim. Në moshën 15 vjeçare një ëndërr tjetër e zgjon të krijojë muzikën e vet. Mëson kitarën në mënyrë autodidakte dhe nis të kompozojë këngët e para. Paralelisht përfundon studimet e pianos në liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë me rezultate të larta. Në 2002 shkon të thellojë studimet për piano në Francë ku edhe i përfundon shkëlqyer të gjitha ciklet e konservatorit në fillin në Bordeaux, e më pas në Paris me profesorë e solistë me meritë e njohje ndërkombëtare si Denis Pascal, Romano Pallottini, etj. Më pas i tërhequr nga dëshira për të transmetuar dijen, dashuria për mësimdhënie, diplomohet në 2011 për pedagogji. Ka bashkëpunuar edhe me Elina Dunin nga ku lindi dhe nevoja për të bërë album, gjithashtu dhe me artistë të fushave të ndryshme, ku bëhet pjesë e disa urave komunikimi midis muzikës e arteve të tjera si kinemaja teatri, baleti e performancave të ndryshme kontemporane. Mes aktivitetit të tij muzikor që ka qenë dhe në Shqipëri, disa vite më parë kantautori Vlashent Sata ka promovuar në Tiranë edhe albumin e tij “Hana e plotë”. Artisti i mirënjohur në skenat shqiptare dhe ato evropiane erdhi për të performuar live “jetën e tij” në një koncert recital, të realizuar nga Qendra Kulturore Tirana (Teatri Metropol). “Hana e plotë” ishte një koncert, ku u promovua dhe albumi me të njëjtin titull.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here