Shumë e thjeshtë! Si të dallojmë paratë e falsifikuara, mësoni detajet që duhet të kontrolloni, këshillat nga eksperti i njohur që nuk duhet t’i humbisni

0
403

Kontakti i njerëzve me paranë është i përditshëm, po aq i madh është dhe rreziku që të kenë në dorë kartëmonedha të falsifikuara. Dokumentari Unpublished në Euronews Albania hedh dritë mbi falsifikimin e parave. Edhe paraja shqiptare, leku nuk i ka shpëtuar falsifikimeve. Eksperti i Bankës së Shqipërisë Aranit Bajraj tregon për Unpublished si të njohim kartëmonedhat e falsifikuara nëpërmjet elementëve kryesore të sigurisë.

“Gjëja e parë kur njerëzit bien në kontakt me një kartëmonedhë është prekja. Duhet pasur parasysh se gjatë këtij momenti materiali i pambukut ka një ndjesi krejt tjetër nga materialet drusore. Moment i rëndësishëm janë edhe elementët e printimit për njerëzit me aftësi të kufizuar. Janë dy tulbare në anë të kartëmonedhës që janë të ndjeshme gjatë prekjes”,- thotë Aranit Bajraj përgjegjës i qendrës të analizës në Bankën e Shqipërisë për Unpublished në Euronews Albania.

Elementi tjetër për të dalluar një kartëmonedhë të falsifikuar është nëpërmjet shikimit dhe eksperti i Bankës së Shqipërisë e tregon me kartëmonedhën 5 mijë lekëshe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here