Rumenige refuzon Haland, i thur elozhe Levandiovskit si lider i Bajernit

0
235

Robert Levandovski regjistron sezonin e dytë radhazi si kryegolashëneus i Europës, pra më i miri në top-5 ligate mëdha europiane, duk4e lënë pas vetes edhe ikonat e këtij sporti gjatë viteve të fundit, Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon. Sulmuesi polak i Bajernit të Mynihut po kap shifrën e 40 golave këtë edicion në Bundesligë dhe është i shkëputur me afro 10 gola më shumë se rivalët e tij më të madhe që përmendëm më sipër. Ka qenë ky efikasitet që ka bërë që Bajerni të refuzojë blerjen e Erling Halandit, talentit norvegjez të Borusias së Dortmundit (që kushton mbi 100 mln euro), për të mbajtur në gjirin e vet një lojtar që është konfirmuar tashmë si lider i skuadrës bavareze. Kështu, Karl Heinze Rumenige, administrator i deleguar i Bajernit të Mynihut, në një prononcim të fundit për mediet në Gjermani ka siguruar tifozët e kampionëve të Bundesligës se Robert Levandovski nuk ka shanse të largohet. Drejtuesi i lartë i bavarezëve reagoi pas thashethemeve që kanë qarkulluar prej disa javësh për një lamtumirë të mundshme të sulmuesit polka: “Unë nuk kam asnjë dyshim se ai do të qëndrojë”. Levandovskit, i cili ka shënuar 292 gola në 327 ndeshje që kur u transferua në Bavari në vitin 2014, i përfundon kontrata në vitin 2023. Rumenige në mikrofonat e “Sport1” theksoi se ai mbetet shumë i rëndësishëm për lojën e Bajernit: “Kush do ta privonte veten nga një futbollist me 60 gola në vit? Pastaj, menaxherët e tij, nuk na kanë thënë asgjë për largimin e tij të mundshëm”. Prania e Levandovskit në organikën e kampionëve të Bundesligës shihet madje si pengesë për blerjen e Erling Halandit. Pak ditë më parë, Oliver Kahn, ish-portieri legjendar gjerman, që do të marrë rolin e Rumeniges më 1 janar 2022, theksoi se Bajerni nuk ka pjesë të shpenzojë shuma marramendëse për një lojtar si Haland, sado i mirë të jetë, kur ka Levandovskin, i cili mund ta ruajë nivelin e tij edhe për shumë sezone. Ndërkohë, Robert Levandovski udhëheq listën e golashënuesve më të mirë në top-ligat europiane, duke qenë shumë para Mesit dhe Ronaldos. Kështu siç po shkojnë gjërat, “Këpuca e Artë” do të përfundojë në duar të Robert Levandovski. Nuk arriti për pak ta fitojë vitin e kaluar, por sulmuesi i Bajernit të Mynihut ka qenë i paarritshëm këtë edicion dhe është rrugës për ta rrëmbyer këtë trofe individual. Aktualisht ai numëron 39 gola, 10 më shumë se ndjekësi më i afërt, Lionel Mesi. Dhe duke parë që jemi në fund të sezonit, atëherë mund të thuhet që tani se Leva është fitues i “Këpucës së Artë” për sezonin 2020/21.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here