Google search engine
Home Aktualitet “Plasi arma tek ‘shtëpia e bardhë’”/ Tronditja e Marjus Demës pas vrasjes...

“Plasi arma tek ‘shtëpia e bardhë’”/ Tronditja e Marjus Demës pas vrasjes së shokut, del dëshmia e fortë e personit që pa gjithçka: O çfarë bëra, më vdektë goca! (Zbardhet dosja që Prokuroria ka dorëzuar në Gjykatë)

0
271

Marjus Dema, i dyshuar për vrasjen e shokut të ngushtë me një plumb në gjoks pritet të dalë ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës për tu njohur me masën.

Ndaj tij prokuroria do të kërkojë “Arrest me burg” ndërsa do të kërkohet arrest shtëpie për shokët e tjerë Blerim Hoti, Erlin Peka. Xhuliano Koçi dhe Frenkli  Myftari si dhe “Detyrim me paraqitje” për Eder Pjetra dhe Marjus Halili.

Ora News siguron dosjen që prokuroria ka dorëzuar në gjykatë, ku zbulohen dhe detaje nga vrasja që tronditi Tiranën.Një nga dëshmitë është e një pronari servisi në atë lagje.

Ai ka dëshmuar se para se të mbyllte servisin e kishte marrë një person në telefon dhe I ka thënë: Plasi arma tek “shtëpia e bardhë”

“Sapo kishte dalë kishte parë disa djem që largoheshin në drejtime të ndryshime

Mariusi ishte shtrirë dhe po qante e bërtiste po fliste përcart, fillimisht mendova mos ishte plagosur ky. E kishte kapur në krahë por fliste përçart “O çfarë bëra, më vdektë goca” dhe fliste në telefon.  Kishin dalë dhe banorë të lagjes pasi ishte krijuar një situatë alarmante “ ka dëshmuar ai në prokurori.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here