Ndërpritet ndeshja Bilisht-Partizan, 6 futbolliste pësojnë të fiktë , transportohen menjëherë drejt spitalit

0
479

Gjatë ndeshjes së sotme, gjashtë futbolliste të skuadrës së Bilishtit janë ndjerë keq gjatë ndeshjes kundër Partizanit, duke çuar në ndërprerjen e takimit.

Ata u ndjenë keq gjatë ndeshjes kundër Partizanit, çka bëri që sfida të ndërpritej dhe futbollistet e Bilishtit të dërgoheshin menjëherë në spital.

Nuk dihet ende se çfarë ka shkaktuar gjendjen e futbollisteve. Ndeshja u ndërpre në fundin e pjesës së parë nga delegati i ndeshjes Endi Hyka.

Mësohet se 6 futbollistet të Bilishtit kanë pasur gjendje të fikti në fushë, ndërsa dy prej tyre në gjendje më të vështirë, janë transportuar menjëherë në spital.

Dyshohet se lojtaret e Bilishtit janë helmuar prej ushqimit, por kjo mbetet për t’u konfirmuar pas kontrollit të hollësishëm mjekësor. Në momentin e ndërprerjes, Partizani po fitonte me shifrat 5-0.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here