Google search engine
Home Aktualitet Meterologia Adiola Bani tregon si parashikohet të jetë moti për gjithë javën,...

Meterologia Adiola Bani tregon si parashikohet të jetë moti për gjithë javën, pas kësaj date pritet të trokasë vera e vërtetë

0
245

Meterologia Adiola Bani në një lidhje me Fax News, ka zbuluar si do të jetë moti për javën e ardhshme, ndërkohë që nga pasditja e sotme pritet një kthjellim i kushteve atmosferike.

Bami tha se temperaturat sot kanë pasur një rënie me disa gradë, ndërkohë që në tre ditët në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm, ndërsa vera e vërtetë do të nisë nga e shtuna e ardhshme, kur do të ketë një rritje të mëtejshme të temperaturave.

“Mbrëmja sjell largimin e reshjeve, edhe e diela do të jetë me kthjellime, që në mesditë do të sjellin shi të izoluar. E hëna dhe e marta mbeten me mot të qëndrueshëm, e mërkura sjell sërish reshje, por më të pakta në krahasim me sot.

Temperaturat sot kanë pasur një rënie të lehtë, që vijon dhe në mesditë 7-23 gradë celsius, e diela na sjell rritje të temperaturave deri në 25 gradë, e hëna dhe e marta sjellins sërish rritje. Pas datës 22 Maj pritet që të ketë një rritje të mëtejshme të temperaturës”, u shpreh Bani. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here