Google search engine
Home Aktualitet Me test COVID-19 fals, nëntë të ndaluar në Rinas

Me test COVID-19 fals, nëntë të ndaluar në Rinas

0
293

Policia bën të ditur se nëntë qytetarë janë ndaluar në Rinas, pasi gjashtë prej tyre kanë tentuar të kalojnë kufirin me test të falsifikuar të COVID-19, ndërsa tre të tjerë kanë tentuar të kalojnë kufirin në mënyrë të kundraligjshme.

NJOFTIMI

Rinas

Vijon puna nga ana e Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Procedohen penalisht 9 shtetas, nga këta 6 për tentativë të kalimit të kufirit me test të falsifikuar të COVID-19 dhe 3 shtetas për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë Kufitare Rinas kanë proceduar penalisht, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, shtetasit: R. P., 47 vjeçe dhe R. Sh., 23 vjeç, banues në Shkodër; L. L., 21 vjeçe dhe E. M., 39 vjeçe, banuese në Tiranë; D. G., 45 vjeç, banues në Berat dhe F. T., 37 vjeç banues në Burrel.

Këta shtetas kanë qenë pasagjerë të linjave me destinacion Brukselin, Vjenën dhe Romën dhe gjatë përpunimit të dokumentacionit janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, me test të COVID-19 të dyshuar të falsifikuar.

Po nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas u proceduan penalisht, për veprën penale ”Kalimi i paligjshëm i kufijve”, shtetasit E. Ç. dhe A. B., 29 vjeç, banues në Berat, pasi kanë tentuar të kalojnë për në Angli në mënyrë ilegale, si dhe shtetasi N. S., 33 vjeç, banues në Peqin, pasi ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të kundërligjshme.

Policia Kufitare do intensifikojë kontrollet me qëllim goditjen e paligjshmërisë dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për qytetarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here