Pedagogia Iris Luarasi ka pyetur analistin Mustafa Nano se kush mund të jetë kandidatura e ardhshme për bashkinë e Tiranës në vitin 2023.
Nano tha se nuk sheh asnjë arsye që Erion Veliaj të largohet prej atij pozicioni. Ai shtoi se Erioni është i paracaktuar në PS dhe është i preferuari i Ramës.
“Nuk shoh asnjë arsye që Veliaj të largohet që atje. Hapi tjetër i tij do të jetë kërcimi 200 metra më tej për në zyrën e kryeministrisë. Kam përshtypjen që Erioni është i paracaktuar në PS, është i preferuari i Ramës dhe për këtë arsye është në bashki. Ai ka krijuar edhe kredencialet e veta, ndryshe nga Basha”, tha Nano në MCN TV.









































