Google search engine
Home Aktualitet Efektivi i RENEA-s u kap teksa po shkëmbente kokainën/ Zv.Ministri i Brendshëm...

Efektivi i RENEA-s u kap teksa po shkëmbente kokainën/ Zv.Ministri i Brendshëm jep detaje: Ka elementë që bien pre e ndikimit të krimit, ishte në monitorim nga SHÇBA

0
226

Zëvendës ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka folur në emisionin “Kjo javë” lidhur me ngjarjet e fundit kriminale në vend.

Për vrasjen e 27-vjeçarit nga shoku i tij në rrugën “5 maji”, Lamallari tha se nuk ka ngarkesën e ngjarjeve të tjera si ajo e Elbasanit dhe se të tilla ngjarje ndodhin në çdo cep të botës.

“Nuk ka ngarkesën e ngjarjeve që sapo përmenda. Nuk do preferoja të nxitoja por nuk është një ngjarje që mund të kërkohet parandalimi pasi ndodhin në çdo vend të botës, në grindje të çastit, nga pakujdesia apo motive të tjera”, tha ai.

Sa i përket operacionit një ditë më parë që çoi në pranga një efektiv të forcave RENEA pasi u kap me 1 kg kokainë, zëvendës ministri theksoi se identifikimi dhe zbulimi i tij tregoi se strukturat e policisë apo Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat funksionoi.

“Edhe personi në fjalë ishte në monitorim nga SHÇBA. Fakti që ky punonjës u arrestua tregoi që strukturat përgjegjëse funksionuan. Si në çdo organizatë policore ka elementë që bien pre e ndikimit të krimit të organizuar, por ajo që është e rëndësishme është që strukturat përgjegjëse të funksionojnë. Identifikimi dhe zbulimi i këtij rasti tregoi që struktura funksionoi”, tha Lamallari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here