Everest Çaka mbeti i vdekur në vend, teksa udhëtonte në makinë me bashkëshorten e tij e cila mbeti e plagosur në dorë, jashtë rrezikut për jetën.
Bashkëshortja e Çakës ka deklaruar në dëshminë e saj se makina e tyre është goditur nga prapa dhe ato kanë menduar se mos ishte një aksident. Në ato momente, sipas dëshmisë së bashkëshortes është afruar në person i armatosur dhe ka qëlluar në drejtim të Everestit.
Në video shihet teka bashkëshortja e tij, Silvana Çaka, e mban në krahë dhe është e traumatizuar nga ngjarja, ndërkohë që nuk lejon mjekët që të ndërhyjnë.