Google search engine
Home Aktualitet Zbardhen të tjera detaje nga atentati në Elbasan, ja çfarë u gjet...

Zbardhen të tjera detaje nga atentati në Elbasan, ja çfarë u gjet në makinën e djegur të autorëve

0
241

Bëhet me dije se Në automjetin e djegur që dyshohet se u përket autorëve të vrasjes së mbrëmshme në Elbasan është gjetur një pistoletë. Mendohet se pistoleta i përket autorit, i cili qëlloi ndaj Everest Çakës duke e lënë të vdekur këtë të fundit.

Makina tip “Benz” pa targa u gjet në flakë dhe do të jetë shumë e vështirë që të gjenden prova brenda saj që mund të çojnë në gjurmët e autorëve.

Dyshohet se kanë qenë dy autorë që kanë qëlluar në drejtim të çiftit Çaka, ku ndërroi jetë 41-vjeçari ndërsa gruaja e tij Silvana mori një plumb në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Everest Çakës iu bë pritë në momentin që po shkonte te prindërit e gruas në lagjen “Skënderbej” të Elbasanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here