Kërcet arma në Korçë/ Plagoset një i ri, policia zbardh ngjarjen e rëndë dhe vë në pranga 2 persona

0
245

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Korçë, ku është plagosur një 33-vjeçar.

33-vjeçari që u vetëplagos një natë më parë në Korçë është arrestuar nga policia bashkë me shokun e tij, 32 vjeç, banues në Pogradec. Sipas uniformave blu ata kanë tentuar të shtrembërojnë ngjarjen duke dhënë deklarime të rreme.

Shoku e ka çuar në spital 33-vjeçarin duke i kërkuar të thotë se e ka plagosur dikush tjetër, por nga hetimet ka rezultuar se ai është vetëplagosur.

Njoftimi:

Arrestohen në flagrancë për veprën penale “Kallëzimi i rremë”, i vetëplagosuri i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe shoku i tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Korçës, ku u vetëplagos me armë zjarri 33-vjeçari M. R., banues në Korçë, pas veprimeve hetimore të kryera bënë arrestimin në flagrancë të tij dhe shokut të tij shtetasit A. A., 32 vjeç, banues në Pogradec.

Shtetasit e mësipërm, kanë krijuar prova të rreme, me qëllim shmangien nga e vërteta e ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here