Identifikohet personi i dytë që ndodhej në makinën e biznesmenit Bledar Birçaj/ Klodiana Lala zbardh dëshminë e të riut që i mbijetoi breshërisë së 29 plumbave: Jam i tronditur

0
242

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur identitetin e personit të dytë që ndodhej në makinën e biznesmenit Bledar Birçaj, që mbeti i vrarë mesditën e së hënën në Vlorë.

Klodiana Lala shprehet se bëhet fjalë për shtetasin Edison Zeneli, i cili ishte në pjesën e pasme të mjetit tip BMË. Mësohet se Zeneli është kushëri i viktimës, pronar i një furre buke në qytetin e Vlorës.

Ndërkohë, gazetarja Lala ka siguruar edhe dëshminë e Zenelit, i cili i mbijetoi breshërisë së 29 plumbave, të dhënë para oficerëve të policisë. “Jam i tronditur, se kam pasur mendjen aty. Kam qenë duke luajtur në telefon”, mësohet të jetë shprehur ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here