Mbrëmjen e kaluar qyteti i Elbasanit u trondit sërish nga të shtënat, ku mbeti i vrarë shtetasi Everest Çeka, ndërsa u plagos edhe bashkëshortja e tij.
Nga burimet bëhet me dije intenerari i Çekës pak para se të ndodhte vrasja. Everesti kishte marrë gruan nga puna. Pasi kanë drekuar së bashku, çifti janë nisur nga shtëpia e tyre që e kane pas gjykatës së vjetër në Elbasan dhe kanë ikur te shtëpia e prindërve të Silvanës.
Sapo kanë dalë në rrugicë, 50 metra nga shtëpia e vjehrrit, makina tip Benz e autorëve i ka goditur nga mbrapa. Everesti ka ndaluar dhe aty është afruar një person i veshur me të zeza dhe e ka qëlluar.
Viktima Çeka ka marrë 15 plumba në trup. Gruaja e tij Silvana punon në një institucion shtetëror. Everesti kishte një muaj që ishte kthyer nga Spanja.