Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimin i biznesmenit Bledar Birçajt në Vlorë. Në makinë mësohet se kanë qenë tre persona. 20-vjeçari është kushëriri i të ndjerit Birçaj i cili ka qenë brenda makinës, në pjesën e prapme ku ka ndodhur vrasja dhe plagosja.
Siç shihet nga video e ekzekutimit të Birçaj, Zeneli ka qenë i ulur në sediljen e pasme dhe ka tentuar të hapë derën teksa atentatorët qëllojnë me breshëri.
Ndërkohë efektivi i policisw ka qenë i ulur para dhe ai shihet teksa del nga makina pas atentatit dhe mundohet të shoh atentatorët, por këta të fundit ishin të maskuar. Ai largohet për t’i shpëtuar plumbave dhe më pas, kur ikin atentatorët me makinën e tyre kthehet te makina tip BMW.
Sipas ABC News, 250-vjeccari gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se ka qenë i traumatizuar për shkak të plumbave të qitur nga armët e dy autorëve dhe nuk mbante mend thuajse asgjë nga ngjarja. Ndërsa efektivi i policisë që ndodhej në vendin e parë të pasagjerit është shprehur një ditë më parë se sulmi i ka gjetur të papërgatitur.
Atentati ndaj Birçajt ndodhi dy ditë më parë në vendin e quajtur “Bishti i Kalldrëmit” në Vlorë. Në vendngjarje u gjetën rreth 30 gëzhoja. Në momentin e largimit njëri prej autorëve lëshoi armën në tokë, por u rikthye për ta marrë.
Pistat ku po hetohet janë konfliktet e së shkuarës ose prishja e pazareve të paligjshme. Viktima kishte vetëm 1 muaj që ishte kthyer nga Spanja. Ai njihej si pronar i një lokali “The Boss” në zonën e Lungomares