Artur Metani me ‘dorë të fortë’, kërkon shkarkimin e 3 gjyqtarëve

0
314

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka bërë një lëvizje të rëndësishme  në radhët e sistemit të drejtësisë.

Ai i është drejtuar me kërkesë Këshillit të Lartë Gjyqësor për shkarkim nga detyra për tre gjyqtarët e Durrësit, Klinton Spahiu, Petrit Ceno dhe Petraq Dhimitri, të dënuar nga ish Krimet e Rënda për korrupsion pasiv.

Ceno, Spahiu dhe Dhimitri u bënë të njohur rreth shtatë vite më parë, pasi së bashku shkuan në Spanjë në tetor 2014 në shoqërinë e biznesmenit Namik Sadiku, pronari i një kompleksi turistik në Durrës, udhëtim i paguar prej tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here