Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur të pranojë provat e PD, LSI dhe Kreshnik Merxhanit për zgjedhjet në Gjirokastër.
“-U vendos rrëzimi i kërkesës së LSI. Dy anëtarët të KAS i kërkojmë KQZ që të na vënë në dispozicion sa më shpejt të jetë e mundur nëse këta persona kanë që qenë pjesë e administratës.
-Në lidhje me kërkesën e PD-Aleanca për ndryshim. Është vendosur rrëzimi i kërkesës për marrjen e provave që kërkon ky subjekt. Për sa i përket provave për identifikimin elektronik, dy anëtarë të KAS kërkojmë të na vihen në dispozicion provat e kryqëzimit për qarkun Gjirokastër.
-U vendos dhe rrëzimi i kërkesës së Kreshnik Merxhanit”, tha anëtari i KAS.






































