Gazetarja Klodiana Lala, ka treguar të gjithë dinamikën e vrasjes që tronditi Vlorën ditën e djeshme, ku pas një atentati, mbeti i vdekur 40-vjeçari Bledar Birçaj.
Klodiana Lala bën me dije se në makinë me viktimën kanë qenë dy persona dhe jo një siç u raportua ditën e djeshme.
“Pamjet nuk të lënë vend për fjalë, është një ngjarje e rëndë e organizuar me përpikmëri e dëshmon sa e brishtë është policia për të luftuar krimin e organizuar. Ajo zhvillohet në vetëm pak sekonda. Mënyra se si ata largohen nga vendi i ngjarjes.
- Birçaj kishte tre javë që vinte nga Spanja, ai vjen nga një vend ku shqiptarët janë përfshirë në trafikun e drogave. Policia po heton që është një ngjarje për shkak vrasje hesapesh. Ata kanë qenë në lokalin e viktimës kanë konsumuar një kafe, e ishin vendosur për në Lungo Mare. Ata kanë ndaluar në një karburant e janë furnizuar. Më herët ai ka qenë i skeduar për një vrasje, por fitoi lirinë.
Ekzekutorët kanë qenë të saktë në mënyrën se si kanë qëlluar, objektivi i tyre ka qenë Bledar Birçaj, janë sekuestruar të paktën 25 gëzhoja ndërkohë që 2 plumba kanë prekur Birçaj. Sipas lëvizjeve që bëjnë autorët, grupi i hetimit ka dyshimin që ata s’kanë pasur dijeninë që ka pasur person të dytë. Automjeti tip bezn që kanë lëvizur autorët, është future në një rrugicë e kanë arritur t’i shpëtojnë policisë, ata janë njohës të mirë të zonës, e personave.
Kanë njohur oficerin e anti-Drogës. Janë dyshimet e Prokurorisë, por deri më tani vetëm polici i anti-drogës është marrë në pyetje. Raportimet zyrtare flasin që në automjet kanë qenë vetëm dy persona. Birçaj nuk ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Në automjet në pjesën e pasagjerit ka qenë një kushëri i viktimës rreth 20 vjeç. Ai ka thënë se ishte duke luajtur një lojë në rrjete sociale e nuk ka dhënë dëshmi. Ai është njeri me fat që ka shpëtuar”, u shpreh Lala








































