Google search engine

    Ekzekutimi ne Elbasan/ Policia jep njoftimin zyrtar

    0
    243

    Policia ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me ekzekutimin e 41-vjeçarit, Everest Çakës në Elbasan.

    Sipas policisë, bashkëshortja e tij është plagosur në dorë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

    “Rreth orës 20:10, në lagjen “Skënderbe”, Elbasan,  në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri në mjet  shtetasi E.Ç, rreth 41 vjeç si dhe është plagosur në dorë bashkëshortja e tij shtetasja S.Ç., jashtë rrezikut për jetën.

    Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën.Janë ngritur pika konrolli në hyrje – daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon kontrolli i zonës.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe  vijon puna për  zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e  kapjen e autorit/ve”, njofton Policia. 

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here