Gjatë takimit të sotëm me deputetët socialistë, kryeministri Edi Rama ka shprehur bindjen e plotë për të shkarkuar presidentin Ilir Meta.
“Shkarkimi i Metës nuk është i gjithi në dorën tonë, por do të bëjmë çdo gjë që ta votojmë në bllok shkarkimin. Nuk ka lidhje me asgjë tjetër vetëm me pozicionimin, që populli nuk do ta shikojë. Në çdo rast qoftë para kohe, ne do konsultohemi me PD për zgjedhjen e presidentit të ri.










































