Google search engine
Home Politike Kryeministri Rama nis menjëherë ‘spastrimet’ në Partinë Socialiste, “shkrin” strukturat dhe njofton...

Kryeministri Rama nis menjëherë ‘spastrimet’ në Partinë Socialiste, “shkrin” strukturat dhe njofton mbledhjen e kongresit të jashtëzakonshëm

0
239

Kryetari i socialistëve, Edi Rama ka mbledhur deputetët e PS-së të rinj dhe të vjetër pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Rama ka bërë të ditur se pas fitimit të zgjedhjeve është momenti i duhur për të thirrur Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS-së.

Ai paralajmëroi se PS-ja më 12 qershor do të ketë 30-vjetorin dhe se do të jetë momentin edhe për rifreskimin e PS-së.

“Kongres të jashtëzakonshëm, por edhe të paraqesim edhe vizionin Shqipëria 2030. Qeveria e re do të formohet fill pas sezonit të verës, por puna do të nisë tani. Kongresi i Jashtëzakonshëm do të zgjedhë edhe asambelenë kombëtare kur do të hyjnë më të mirët. Jemi gati për ta braktisur llogoren e luftës së vjetër. Mandati i tretë nuk duhet t’i ngjajë në asnjë mënyrë dy të parëve në marrëdhëniet me opozitën, sado që të na sulmojnë të na shajnë dhe të provokojnë nga legjitimimi i dhënë nga votuesit, nga mos gëlltitja e humbjes së tyre”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here