Një person kërcënonte një vajzë të re në qytetin e Sarandës mëngjesin e sotëm, teksa ajo kishte shkuar në një bankomat për të tërhequr para.
Fjalët që tentatori i kishte thënë vajzës ishte “O më dorëzo lekët ose të vrava. Do jetën apo lekët”.
Sipas njoftimit të Policisë mësohet se ka qenë ora rreth 09.40 e ditës së shtunë, kur vajza me inicialet A. M, punonjëse e një kompanie sigurimesh në qytetin bregdetar, kishte ndaluar në bankomat dhe po kryente veprime për të tërhequr para prej saj.
Në një moment, një person ende i panjohur për policinë, i është afruar dhe me një thikë pranë ijeve e ka kërcënuar që t’ia japë atij paratë që do dilnin nga banka.
Sipas burimeve, mësohet se e reja i ka dhënë një shumë parash, por autori nuk është mjaftuar me aq, duke kërkuar më shumë.
E reja ka gjetur një moment të përshtatshëm dhe ka mundur të shkëputej prej edhe edhe pse e tronditur dhe ka shkuar në Komisariatin e Policisë për të bërë denoncimin.
Mësohet se reja ka deklaruar që nuk e njeh autorin. Sakaq, policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Me datë 08.05.2021, rreth orës 10:00, në lagjen nr.2, Sarandë, 1 person ende i paidentifikuar, pranë bankomatit të një banke, dyshohet se nën kërcenimin e një mjeti të mprehtë, ka tentuar t’i vjedhë një shumë parash shtetases A. N., 34 vjeçe.
Nga ana e Policisë po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.








































