Alvaro Morte është larguar përfundimisht nga seriali La Casa de Papel. Me një video në lëvizje nga sheshxhirmi i sezonit të pestë të serialit, Alvaro ka zbuluar se ka përfunduar xhirimet për finalizimin e historisë që u kthye në sukses të ekranizuar
“Duke u larguar nga seti i ‘La Casa de Papel’ për herë të fundit. Fjalët janë të pakuptimta. I jam mirënjohës fansave (të parëve), skuadrës së punës dhe Netflix. Dhe ty i dashur Profesor. Do më mungojë argëtimi me ty. Faleminderit”, ka shkruar Alvaro, i njohur për rolin protagonist të profesorit që udhëhiqte skuadrën e hajdutëve.









































