McAllister uron Edi Ramën për fitoren në zgjedhje: Po ndjek me vëmendje procesin e zgjerimit dhe besoj

    0
    221

    Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian David McAllister ka uruar kryeministrin Edi Rama
    për fitoren e mandatit të tretë në zgjedhjet parlamentare.
    Në mesazhin e tij drejtuar kreut të qeverisë së Shqipërisë, McAllister, thotë se po e ndjek me vëmendje procesin e zgjerimit dhe ka të ardhme për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, që të bëhen anëtare të BE-së.
    “Z. Rama me lejoni t’ju përgëzoj për fitoren tuaj në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Suksese për mandatin e radhës dhe
    zhvillimet e ardhshme në vend dhe si kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, sigurisht që e ndjek me shumë vëmendje procesin e zgjerimit dhe besoj se ky proces ka një të ardhme dhe të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen anëtare të BE-së”, shprehet ai.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here