Google search engine
Home Sport Lajm i madh për Elseid Hysajn, shkodrani merr vëmendjen e Realit të...

Lajm i madh për Elseid Hysajn, shkodrani merr vëmendjen e Realit të Madridit

0
264

Një lajm i çuditshëm por edhe i bukur njëkohësisht vjen nga mediat sportive spanjolle, ku mbrojtësi i përfaqësueses kuqezi, Elseid Hysaj, njëherësh kapiten i Kombëtares, ka rënë në “radarët” e Realit të Madridit. Siç thamë, lajmi i bujshëm vjen nga mediet spanjolle, që e shohin më se të mundshëm transferimin e mbrojtësit kuqezi në “Santiago Bernabeu”. Lëndimet e vazhdueshme të Karvajal së bashku me mungesën e besimit të Zidane tek Odriozola e bëjnë ndërhyrjen në merkato për mbushjen e boshllëkut në krahun e djathtë domosdoshmëri. Disa ditë më parë, në Spanjë njoftuan se Reali ka shfaqur interes për Youcef Atal të Nice, por ai nuk është opsioni i vetëm që ka klubi mbretëror. Sipas informacionit të “TodoFichajes,com”, Real Madridi po e vlerëson afrimin e mundshëm të Hysajt. Shkodranit i përfundon kontrata me Napolin këtë verë dhe do ta vijojë në një skuadër tjetër karrierën, pasi palët nuk kanë rënë dakord për rinovimin. Roma, Fiorentina, Atletiko e Madridit dhe Sevilja gjithashtu e kanë atë në axhendën e tyre Hysajn. Real Madridi ka mbajtur kontakte me menaxherin e futbollistit të Kombëtares Shqiptare, që mbetet një nga opsionet më të pëlqyera në departamentin e sporteve të klubit më të madh në Spanjë.

Gjimshiti, në 10 lojtarët më rezultativë në Serinë A, Uzuni “njësh” tek Ferencvaroshi

Dy lojtarë të Kombëtares kanë shkëlqyer këtë sezon dhe ata janë mbrojtësi Berat Gjimshiti që luan për Atalantën në Serie A, si dhe sulmuesi i krahut Myrto Uzuni që ka bërë paraqitje spektakolare me Ferencvaroshin. Të dy po shkëlqejnë në repartet përkatëse duke marrë vlerësime e vëmendjen mëse të merituar të tifozëve e shtypit sportiv. Paraqitje të cilat vërtetohen edhe ekspertët e statistikave të futbollistëve. Observatori i futbollit CIES, në raportin e fundit që ka përgatitur mbi të dhënat e “InStat”, ka nxjerrë 10 lojtarët më rezultativë në kampionatet kryesore të Europës dhe vlerësimet për dy lojtarët në fjalë kanë qenë të dukshme. Vlerësimet janë bërë duke përllogaritur minutazhin në fushë, efektivitetin e tyre në bazë të statistikave individuale si dhe nivelin në të cilin luajnë. Në Serinë A, Berat Gjimshiti është futbollisti që renditet në vendin e 8 të këtij klasifikimi, i kaluar vetëm me një pikë nga Mikhtarian dhe me 2 nga Ibrahimoviç e Berardi. Një renditje që tregon qartësisht se si mbrojtësi shqiptar tashmë shihet si një nga lojtarët më të mirë të Serisë A ku po shkëlqen me paraqitjet e tij dhe me Atalantën po luan për objektiva madhorë. Ndërkohë, në kampionatin hungarez, Myrto Uzuni po bën diferencën me Ferencvarosh dhe jo vetëm për golat që po shënon. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka qenë protagonisti i padiskutueshëm i këtij edicioni ku Ferencvaroshi ka dominuar pa probleme në Hungari, teksa ka dhuruar edhe paraqitje mbresëlënëse në Europë. Duke u bazuar në statistika, CIES e rendit Uzunin në vendin e 5 mes futbollistëve më rezultativë në këtë kampionat, si për t’i vërtetuar klubit të tij ka bërë një zgjedhje të goditur me afrimin e sulmuesit në merkaton e verës.

Murinjo konfirmon qëndrimin e Marash Kumbullës tek Roma

Tekniku Hoze Murinjo ka surprizuar jo pak duke pranuar ofertën e Romës dhe në këtë formë rikthimin në Serinë A, pasi drejtoi me shumë sukses Interin. Tashmë, portugezi do të ketë detyrën e vështirë të rikthejë verdhekuqtë kompetitivë në kampionat, ndërsa ia ka bërë të ditur drejtuesve se ku duhet të përforcojnë skuadrën. Kështu, luzitani kërkon një portier të ri pasi nuk bindet nga Pau Lopez, e po ashtu kërkon një mesfushor dhe një sulmues. Në ofensivë madje mund të vijnë dy futbollistë në rast se Edin Xheko largohet. Ndërkohë, Murinjo ka konfirmuar repartin difensiv aty ku luan edhe Marash Kumbulla. Mbrojtësi i kombëtares konsiderohet brenda planeve të Murinjos së bashku me dy qendërmbrojtësit e tjerë Smolling, Ibanez dhe Mançini. Ndërsa, në anësore do të jenë gati Karsdop dhe Spinazola, kështu, Murinjo po i jep jetë projektit të tij teksa idetë janë të qarta dhe Kumbulla është në projektin e tij afatgjatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here