Shkatërrohet një grup i strukturuar kriminal shqiptaro-nigerian, që ka çuar në pranga 52 persona, 27 shqiptarë, 23 nigerianë, katër italianë dhe një gambian.
“Një investim për kryerjen e ndërhyrjeve të vështira në zemër”/ Rama nxjerr pamjet: Gati qendra e re e kardiokirurgjisë në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’
Kur pritet vala tjetër e COVID-19 në vendin tonë? Zv.ministrja Tomini flet hapur: Këto janë 3 qytetet me vaksinimet më të larta!
Endri Shabani i lë të gjithë pa fjalë, braktis papritur emisionin e Eni Vasilit dhe del me mesazhin e fortë në rrjetet sociale: Këta marrin pagesa nga 25.000 euro!
Trafikantët i kanë çuar në prangat mesazhe te shkëmbyera me njëri tjetrin për trafikimin e drogës. Tre kilogramë menjëherë,”- shkruante njëri në një mesazh. “Nuk ka problem,”- i përgjigjej tjetri. Droga e sekuestruar gjatë arrestimeve kap vlerën e 2 milion eurove. Krerët e bandës ishin shqiptari Geraldo Bejaj nga Vlora dhe Momodu Sule nga Nigeria.
Të dy organizonin transportimin e tonelatave me marijuanë që merrej nga Vlora, çohej në Romë përmes Puglias dhe shitej në sheshet e farmacive të gjysmës së Italisë, nga Napoli në Brescia. Transport bëhej edhe në Europën Lindore.
Vetëm në javët e fundit prokuroria e Romës i drejtuar nga Michele Prestipino, me kërkesë të zv/prokurores Nadia Plastina, pas dy viteve hetime filloi arrestimet personat që i përkisnin klanit shqiptaro-italian.
Ajo që ka bërë më shumë habi, sipas gazetarit, ishte se në këtë grup nuk u gjet asnjë gjurmë e Cosa Nostra-s, Camorra-s ose e klanit ‘Ndrangheta, siç ndodh rëndom në grupet me trafikantë shqiptarë. Të gjithë të arrestuarit shqiptarë vijnë nga Vlora, me autobusë të planifikuar. Droga paraqitet me të njëjtën paketim me shirit ngjitës me ngjyra.
Ky hetim nisi në vitin 2018 nga disa arrestime të bëra nga karabinierët në Romë “në zonën përfshirë stacionin hekurudhor Romë-Tiburtina dhe stacionin e autobusëve Tibus, të vendosur në Via Largo Guido Mazzoni”.








































