Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Tre tre humbje jete në 24 orët e fundit

    0
    222

    Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 93 qytetarë, nga 2818 testime.

    Ndërkohë, sipas MSH, në këto 24 orë e kanë humbur betejën me virusin e rëndë edhe 3 pacientë, duke e çuar në 2406 numrin total të viktima.

    Sa i përket situatës në spitale, MSH njofton se “Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 111 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar”.

    Njoftimi i MSH:

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

    Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2,818 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 91 qytetarë.

    Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 23 raste në Tiranë, 8 në Korçë, 7 në Shkodër, nga 5 raste në Devoll Sarandë, Malësi e Madhe, nga 4 raste në Lushnje, Mirditë, nga 3 raste në Durrës, Kurbin, Mallakastër, Gjirokastër, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Librazhd, Kamëz, Pogradec, Memaliaj, Skrapar, nga 1 rast në Lezhë, Delvinë, Gramsh, Maliq.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 894 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 114,362 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 111 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

    Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me covid19: 2 qytetarë nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 52-83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

    Statistika (06 Maj 2021)

    Raste të reja ditore 91

    Të shëruar në 24 orë 894

    Të shtruar në spitale 111

    Humbje jete në 24 orë 3

    Testime ditore 2,818

    Testime totale 649,632

    Raste pozitive 131,510

    Raste të shëruara 114,362

    Raste Aktive 14,742

    Humbje jete 2,406

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 12431

    Fier 505

    Shkodër 356

    Gjirokastër 242

    Korçë 236

    Durrës 231

    Vlorë 220

    Elbasan 133

    Dibër 98

    Berat 98

    Kukës 96

    Lezhë 96

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here