Pasditen e sotme kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi një mbledhje me deputetët e rinj, por jo vetëm, në selinë blu.
Gjatë fjalës së tij Basha shtroi problematikat që vetë ai apo dhe të tjerë në PD kanë parashtruar prej ditësh. Ndërkohë burime për mediat bëjnë me dije se deputeti i ardhshëm i Kuvendit, i pari në listën e Lezhës ka thënë se është koha që PD të lërë procedurat dhe të vazhdojë aksionin.
Marku është shprehur se tani është koha që të nisin protestat popullore. “Të dalim të mbrojmë votën”, është shprehur ndër të tjera Marku.
Basha nga ana tjetër është shprehur se betejën e ardhshme duhet ta vazhdojnë në Parlament.









































