Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën për të shqyrtuar çështjen e Teatri Kombëtar.
3 qershori është data e seancës kur do të shqyrtohet padia e Presidentit të Republikës për Teatrin Kombëtar, i shembur një vit më parë me vendim të Këshillit Bashkiak, një vendim i kundërshtuar nga opozita dhe shoqëria civile.
Teatri Kombëtar u shemb mëngjesin e 17 majit, që më pas solli edhe protesta dhe përplasje mes policisë dhe aktivistëve për mbrojtjen e Teatrit, me të cilët ishte rreshtuar dhe opozita, për disa ditë me radhë.









































