Ditë më parë, Ronela Hajati zbuloi se është gati të sjellë projektin më special dhe të rëndësishëm të karrierës së saj. Këngëtarja tregoi se së shpejti do të publikojë një album të plotë, që do të mbajë titullin “Rron”, i cili do të ketë në total 10 këngë.
Më në fund, projekti i ri i Ronelës e ka një datë publikimi.
Me anë të një postimi në InstaStory, artistja tregoi se këngët e verës do të publikohen nga 20 maji dhe mes tyre janë edhe tri bashkëpunime e një solo-projekt.

Ashtu siç kishte lajmëruar edhe më herët, Ronela është kujdesur vetë si për muzikën po ashtu edhe për tekstin e “Prologue”. Ajo ka treguar më parë se “Prologue” shpreh dualizmin e personaliteteve dhe luftën me veten për të mos pranuar asnjëherë humbjen.












































