Këto janë pamjet e momentit kur njëri nga dy autorët që grabitën 30 milionë lekë të vjetra nga duart e 55-vjeçarit Qani Zili paraditen e sotme, është larguar me vrap. Siç shihet dhe në pamje, autori i maskuar me të zeza, veshur me xhup të zi e xhinse të zeza largohet me vrap me çantën me lekë në dorë.
Nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë së një ambienti aty pranë, është e pamundur identifikimi i personit në fjalë, pasi maskimi nuk e lejon që t’i duket fytyra. Ai largohet me vrap, por kokën e kthen pas për tu siguruar se nuk po e ndiqte njeri.









































