“25 prilli masakër elektorale”/ Rama i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Lulzim Bashës dhe i bën thirrje publike: Ftesa jonë është e hapur dhe dora e zgjatur. Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve

0
232

Kryeministri i vendit, Edi Rama, me anë të një postimi të fundit në rrjetin social Twitter ka  bërë edhe njëherë ftesë për bashkëpunim.

Rama shkruan se mandati i tyre i tretë nuk do iu ngjajë dy të parëve në raport me humbësit.

‘Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit.Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë”, shkruan ndër të tjera Rama në Twitter.

Postimi i kryeministrit:

Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja!Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit.Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë.Dora jonë për ta do jetë e shtrirë.Ftesa jonë për ta është e hapur!

Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët!Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here